Telegrafi

Guardiola me fjalim emocional, falënderon lojtarët dhe stafin: Urime të mëdha që jemi kampionë, më të mirët në Angli – Titulli do të mbetet në zemrën time  

Pep Guardiola (Getty Images)

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka mbajtur një fjalim në zhveshtore ku u ka thënë lojtarëve dhe stafit se ai gjithmonë do të kujtojë garën e këtij sezoni ku fituan titullin në Ligën Premier.

Guardiola mblodhi ekipin dhe zyrtarët për një fjalim pasi City u konfirmua si kampionë të dielën kur West Brom mundi 0-1 Manchester Unitedin në Old Trafford.

Lexo po ashtu City edhe matematikisht kampion i Ligës Premier pas humbjes befasuese të Man Utd nga WBA

“Në rregull njerëz. Ne nuk mundem të festonim së bashku kur u shpallëm kampionë sepse ishim në shtëpi”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Man City ka dominuar gjithë sezonin në Ligën Premier (Getty Images)

“Pra, ndoshta ky është fjalimi më i lehtë që mund të bëjë, por në të njëjtën kohë është edhe më e vështiri”.

“Urime të mëdha për shkak se jemi kampionë. Jemi më të mirët në Angli. Pra për të gjithë stafin tim, për të gjithë njerëzit, do të dëshiroja që ju të ndjeheni pjesë e kësaj…”.

Guardiola gjatë fjalimit në zhveshtore (Foto: Man City/Twitter)

“Gjithmonë flisni për menaxherin, por lojtarë, është e pamundur të arrijmë atë që ne arritëm pa përpjekjet tuaja të pabesueshme”.

“Natyrisht, ne kemi absolutisht çdo gjë këtu për ta ndihmuar atë. Ju e dini se sa e shquar është puna. Mund të humbni një ndeshje, dy ndeshje, 9 muaj, 10 muaj, çdo ditë të vetme është e jashtëzakonshme”.

Fotografia e përbashkët pas fitimit të titullit (Foto: Man City/Twitter)

“Ju krijuat diçka unike: Në zhveshtore, shpirti dhe miqësia juaj, është e pamundur të arrijmë atë që arritëm nëse nuk jeni të mirë si qenie njerëzore, dhe jo vetëm si njerëz të mirë”.

“Në fund, ajo që kemi bërë është që të jemi më të mirë se 19 ekipe, asgjë tjetër. E gjitha, nuk është asgjë tjetër. Por, atë që keni bërë ju stafi, ju që kujdeseni për të gjithë njerëzit këtu dhe kjo është arsyeja pse ju e meritoni të gjithë respektin tim”.

Lexo po ashtu Pep Guardiola, trajneri i dekadës me 23 tituj

“Gjithçka çfarë ndodhur, personalisht do të jetë në zemrën time deri në ditën e fundit të jetës sime. Jam shumë i sigurt për këtë”.

“Ajo që kam jetuar, atë që kam ndjerë këtë sezon, është diçka e mahnitshme. Tani, kur të përfundoj, të gjithë shkojmë në fushë, ne do të ndajmë një fotografi me të gjithë, lojtarët dhe stafin. Japim duartrokitjen më të mirë që mund të meritojmë”, ka përfunduar fjalimin e tij trajneri i Cityt. /Telegrafi/