Interi duhet të ndjehet i rrezikuar ngase mund të mbetet pa mbrojtësin Milan Skriniar.
Talenti sllovak ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A duke qenë lider i mbrojtjes së Interit.
22-vjeçari është duke kaluar vetëm sezonin e tij të parë me ‘Neroazzurrët’ dhe ka pasur paraqitje mbresëlënëse.
Por së fundmi në garë për të është futur edhe gjiganti anglez Manchester City.
Mediat angleze kanë raportuar se Pep Guardiola e admiron shumë futbollistin dhe ka kërkuar nga klubi transferimin e tij në ‘Etihad Stadium’.
Për më tepër, ‘Citizens’ janë gati ta bëjnë Skriniarin mbrojtësin më të shtrenjtë në histori.
Gjithnjë sipas medieve angleze, oferta e Cityt në drejtim të Interit për mbrojtësin pritet të jetë 65 milionë euro.
City është e interesuar edhe për holandezin Virgil Van Dijk, por duket se opsioni i parë mbetet sllovaku Skriniar edhe për shkak të moshës së re që ka.
Kujtojmë që mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit është një tjetër futbollist i Cityt, Benjamin Mendy që i kushtoi klubit anglez rreth 58 milionë euro. /Telegrafi/