Site icon Telegrafi

Guardiola i etur ta fitojë garën ndaj Realit për Mbappen, City ka gati milionat

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, dëshiron ta sjellë Kylian Mbappe në Etihad sezonin e ardhshëm dhe është i etur ta fitojë garën me rivalët.

Sulmuesi i talentuar francez pritet të largohet nga Parisi në verën e vitin 2020 – me Real Madrid konsiderohet si favoritë për nënshkrimin e tij.

Sidoqoftë, France Football raporton se City është gjithashtu në kontakt dhe sugjerohet që Guardiola po e drejton personalisht shtytjen.

Lexo po ashtu Mbappe po e vë nën presion PSG-në për të ardhmen

Trajneri katalunas e ka identifikuar Mbappe si sulmuesin ideal për të pasuar veteranin argjentinas Sergio Aguero.

Në Madrid, pretendohet se presidenti i Realit, Florentino Perez është i gatshëm të paguajë mbi 300 milionë euro për të fituar garën për nënshkrimin e fituesit të Kupës së Botës.

Në anën tjetër, mediat në Francë raportojnë se edhe Qytetarët janë të gatshëm të bëjnë çmenduri financiare për shërbimet e Mbappes. /Telegrafi/

Exit mobile version