Site icon Telegrafi

Guardiola e konfirmon largimin e Sanes nga City dhe tregon skuadrën e ardhshme të gjermanit

Pep Guardiola dhe Leroy Sane . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Leroy Sane do të largohet në afatin kalimtar të verës nga Manchester City pas katër viteve qëndrim te kampioni në fuqi i Anglisë.

Ylli gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës e cila skadon në qershor të vitit 2021.

City i ka ofruar kontratë të re sulmuesit anësorë, por ky i fundit ka refuzuar rinovimin.

Ka qenë trajneri Pep Guardiola që ka konfirmuar largimin e Sanes në fund të sezonit nga skuadra.

“Sanes i është ofruar rinovimi i kontratës, por ai nuk e ka pranuar rinovimin”.

Leroy Sane dhe Pep Guardiola. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

“Kur i bëjmë një ofertë një lojtari, i bëjmë se e duam, por ai dëshiron një aventurë të re”, ka deklaruar Guardiola.

Trajneri spanjoll ka folur edhe për të ardhmen e Sanes, teksa konfirmon se janë në bisedime me Bayernin.

“Nëse dy klubet arrijnë marrëveshje për çmimin e tij, atëherë Sane do të largohet këtë verë, ndërsa nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë Sane do të transferohet verën e ardhshme si futbollist i lirë”, tha Guardiola.

Bayerni ka bërë ofertë prej 40 milionë euro për lojtarin, ndërsa City kërkon rreth 60 për ta lënë të lirë. /Telegrafi/

Exit mobile version