Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka zbuluar se ka qenë ëndërr e tij të luante përkrah Zinedine Zidanes në Juventus.
Guardiola e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij të luajtur në Barcelonë, por edh si trajner mes viteve 2008 dhe 2012.
Sidoqoftë, trajneri i njohur e pranon se do të dëshironte të rreshtohej në mesfushën e Juves me Zidanen në vitet e 90-ta.
“Kjo nuk ndodhi kurrë, por unë ëndërroja të luaja me Zidanen”.
“Unë do të doja të kisha luajtur për Juventusi me të. Përshtypja ime është se ai është një person i jashtëzakonshëm, në mënyrën se si e trajton presionin”.
“Unë e admiroj atë dhe është vërtet mirë të kesh këta njerëz. Do të jetë kënaqësi ta shohim përsëri”, ka thënë Guardiola
Dyshja do të ndeshen në Ligën e Kampionëve në muajt shkurt dhe mars, në derbi Real Madrid – Manchester City. /Telegrafi/