Telegrafi

Guardiola e dëshiron me çdo kusht Kimmichin, gati 50 milionë euro për Bayernin

Joshua Kimmich është bërë ndër lojtarët më të kërkuar nga skuadrat e mëdha evropiane.

Barcelona javë më parë ka shprehur interesim për transferimin e yllit të Bayern Munichut.

Por tani në skenë ka dalë edhe gjiganti anglez, Manchester City.

Trajneri spanjoll i Cityt, Pep Guardiola e vlerëson shumë lojën e yllit gjerman dhe e kërkon atë në Angli.

Kimmich duke shpërndarë autografë për adhuruesit e tij.(Getty Images)

Guardiola dhe Kimmich kanë punuar së bashku në Munich dhe kjo është arsyeja që ai e dëshiron edhe te City.

Sipas medieve angleze dhe atyre gjermane, Pep i ka treguar zyrtarëve të Cityt që të bëjnë të pamundurën për transferimin e Kimmichit.

Reprezentuesi gjerman ka zhvilluar 17 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion, ku ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.

Kimmich dhe Guardiola gjatë kohës kur trajneri spanjoll udhëhoqi Bayernin

Për t’i siguruar shërbimet e 22-vjeçarit, Manchester City ka gati 50 milionë euro për ta bindur Bayernin të heqë dorë nga Kimmich.

Kujtojmë që Kimmich iu bashkua Bayernit në vitin 2015 nga Stuttgart për një shumë rreth nëntë milionë euro. /Telegrafi/