Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci vazhdon të mbetet njëri nga të preferuarit e trajnerit të Mancheser Cityt, Pep Guardiola.
Guardiola dëshiron të përforcojë vijën e fundit të mbrojtjes pasi ka hasur në vështirësi këtë sezon, shkaku edhe i lëndimeve të shpeshta.
Sipas mediumit italian Calciomercato, Guardiola do të mirëpresë mundësinë për të transferuar Bonuccin në skuadrën e tij te Manchester City.
Megjithatë, mediumi italian shton që Bianconerët nuk duan të ndahet me mbrojtësin italian pasi synojnë t’ia rinovojnë kontratën.
Bonucci nuk është emri i vetëm që pëlqehet nga Guardiola dhe City në Serie A.
Edhe dyshja e Interit, Milan Skriniar dhe Alessandro Bastoni kanë qenë të lidhur me klubin nga Etihad. /Telegrafi/