Telegrafi

Guardiola i do dy yjet e Chelseat te Manchester City

Pep Guardiola ka kërkuar nga Manchester City disa përforcime në afatin kalimtar të verës.

Trajneri spanjoll dëshiron të rifreskojë skuadrën e tij me disa prurje të reja dhe po synon lojtarë me përvojë në Ligën Premier.

Sipas asaj që raporton Daily Telegraph, Guardiola po tenton të transferojë dyshen e Chelseat, Mason Mount dhe Mateo Kovacic.

Lexo po ashtu Shkëmbim trajnerësh: Chelsea ia ofron Potterin klubit nga Liga Premier, për të tyrin

Dy lojtarët nuk po kalojnë nëpër një formë të mirë te Blutë dhe këta të fundit janë të gatshëm t’i largojnë ata në verë.

Chelsea i ka ofruar kontratë të re Mountit, por lojtari po kërkon 300 mijë euro në javë, shumë kjo që nuk aprovohet nga pronarët e klubit.

Kështu, duke ndjekur situatën e tyre nga afër, Manchester City po synon transferimin e dyshes në verë. /Telegrafi/