Pep Guardiola ka kërkuar nga Manchester City disa përforcime në afatin kalimtar të verës.
Trajneri spanjoll dëshiron të rifreskojë skuadrën e tij me disa prurje të reja dhe po synon lojtarë me përvojë në Ligën Premier.
Sipas asaj që raporton Daily Telegraph, Guardiola po tenton të transferojë dyshen e Chelseat, Mason Mount dhe Mateo Kovacic.
Dy lojtarët nuk po kalojnë nëpër një formë të mirë te Blutë dhe këta të fundit janë të gatshëm t’i largojnë ata në verë.
Chelsea i ka ofruar kontratë të re Mountit, por lojtari po kërkon 300 mijë euro në javë, shumë kjo që nuk aprovohet nga pronarët e klubit.
Kështu, duke ndjekur situatën e tyre nga afër, Manchester City po synon transferimin e dyshes në verë. /Telegrafi/