Manchester City është eliminuar prej Kupës FA nga Chelseat, pasi pësuan humbje me rezultat 1-0 .
Sidoqoftë, ajo që shqetëson më shumë Pep Guardiolan dhe tifozët e Cityt është lëndimi i Kevin De Bruyne.
Belgu la lojë në pjesës së dytë dhe trajneri ka thënë se gjendjen e tij do të shikohet në ditët në vijim.
“Si është Kevin? Ai ka dhimbje Nesër ai do të bëjë kontrollet. Ai duket se nuk është shumë mirë, por ne do ta shohim nesër”.
Sa i preket ndeshjes trajneri katalanas ka thënë se u munduan, por duhet ta përgëzojnë Chelsea.
“ Ne nuk krijuam shumë, por ishim aty. Në minutat e fundit ne kemi ngritur ritmin dhe cilësinë tonë, por unë e përgëzoj Chelsean”.
“Ata kanë cilësi të shkëlqyeshme dhe ishin të organizuar mirë. Kishim dy ditë e gjysmë për t’u rikuperuar dhe të gjithë meritojnë të luajnë”.
Not our day.
🔷 #ManCity | https://t.co/axa0klUGiM pic.twitter.com/qbdBgXzFwe
— Manchester City (@ManCity) April 17, 2021
“Ju nuk mund të thoni se nuk po i japim peshë kësaj gare, thjesht duhet të thoni se e humbëm këtë ndeshje”, ka thënë Guadriola. /Telegrafi/