Trajneri spanjoll është i etur për të përforcuar organikën e skuadrës së re.
Pep Guardiola është fansi numër një në të gjithë botën i futbollistit të ri gjerman, Joshua Kimmich.
Por, transferimi i tij nga Bayerni te Manchester City do të jetë i vështirë, edhe pse Guardiola dëshiron ta provojë, pasi e pëlqen shumë.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Sipas tabloidit anglez Daily Mail, ‘Qytetarët’ janë të vendosur për të bërë një ofertë hapëse për reprezentuesin gjerman.
Oferta e parë e Cityt në drejtim të kampionit gjerman pritet të jetë 20 milionë funte apo 24 milionë euro. /Telegrafi/