Telegrafi

Guardiola i del në mbrojtje Xhakës: E kuptoj emocionin, momentin – ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe fansat duhet ta falin

Trajneri i Manchester Cityt , Pep Guardiola ka folur për kapitenin e sulmuar të Arsenalit, Granit Xhakën, pas problemit të tij me tifozët e Gunners, duke thënë së tifozët duhet të kenë mirëkuptim.

Ai e ka cilësuar Xhakën si lojtar të jashtëzakonshëm, duke shtuar se ndodh që njerëzit ta humbin kontrollin.

“Duhet t’i respektojmë fansat tonë. Por ndonjëherë nuk është e lehtë për lojtarët”.

Pep Guardiola. (Foto: Alex Livesey/Getty Images)

“E kuptoj Xhakën, emocionet, momentin. Nuk e di se çfarë po ndodh nga brenda dhe ndoshta nuk jam njeriu i duhur për të folur për këtë, pasi as unë nuk mund t’i kontrolloj ndonjëherë emocionet, por duhet të provojmë”.

Lexo po ashtu Berbatov: Tifozët e Arsenalit gabuan që vërshëllyen kapitenin, Xhaka bëri mirë që nuk e hodhi në tokë fanellën

“Në fund është vetëm një lojë, të kënaqemi, ta bëjmë më të mirën tonë, dhe jam i sigurt që të gjithë lojtarët, përfshirë edhe Xhakën e bëjnë absolutisht më të mirën e mundshme  për Arsenalin, për shokët dhe për t’i fituar ndeshjet”.

Granit Xhaka (Foto: Goal.com/Getty Images)

“Ai është kapiten pasi ka diçka speciale në dhomat e zhveshjes”.

“Ndodh ndonjëherë ta humbësh kontrollin. Do të harrohet, duhet të ecin para dhe me shpresën që do ta falin Xhakën, që të mund të tregojë se çfarë lojtari i jashtëzakonshëm është ai”, ka thënë Guardiola.

 

Arsenali nuk e ka ftuar shqiptarin për ndeshjen me Wolves që zhvillohet në fundjavë. /Telegrafi/