Site icon Telegrafi

Guardiola: De Bruyne është mesfushori më i miri në botë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka shpallur Kevin de Bruynen mesfushorin më të mirë në botë.

Reprezentuesi belg ishte përsëri mbresëlënës në fitoren e thellë të Cityt ndaj kampionëve të Liverpool të enjten me rezultat 4-0.

Paraqitjet e tij të mira me gola dhe asistime, dhe kreativiteti i tij në fushë kanë bërë që Guardiola të cilësoj belgun si mesfushorin më të mirë në botë.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i sezonit në Ligën Premier deri më tani në bazë të statistikave - mungojnë shumë yje

“Kevin është shumë i mirë. Ai ka diçka unike. Ai lëviz shumë mirë në fushë dhe e sheh lojën mirë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Guardiola dhe De Bruyne (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Përveç kësaj, Kevin ka karakter – ai shënoi 4 penallti radhazi pasi ne nuk mundëm të shënonim nga ajo pozitë për një kohë të gjatë”.

“De Bruyne është mesfushori më i mirë në botë tani, por ai mund të bëhet edhe më i mirë dhe e di se si ta bëjë atë”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Exit mobile version