Pep Guardiola është i vendosur që ta bëjë një skuadër të madhe Manchester Cityn.
Trajneri spanjoll mendon se Citizens aktualisht është larg një dekadë prej Juventusit, Barcelonës e Manchester Unitedit.
“Ne nuk kemi histori si Barcelona, Juventus, Bayern Munich apo Manchester United. Nuk i kemi titujt e tyre.
“Është më e rëndësishme të jemi në në dekadën e ardhshme në Ligën e Kampionëve se sa të fitojmë trofe çdo vit”, tha ndër të tjerash Guardiola.
City aktualisht gjendet në pozitën e tretë të renditjes tabelore të Ligës Premier me 42 pikë, përkatësisht ka shtatë pikë më pak se Chelsea. /Telegrafi/