Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, shpreson që sulmuesi Sergio Aguero të nënshkruaj një kontratë të re me klubin.
Kontrata aktuale e Agueros skadon në vitin 2019, por pritet të zgjatet edhe për disa sezone.
“Mendoj që ai do të vazhdojë, por nuk është ende zyrtare”.
“Ai është një lojtar i mirë. Nëse ai qëndron do të isha i lumtur”, ka thënë Guardiola.
Aguero ka shënuar nëntë gola në këtë fillim sezoni, duke përfshirë edhe një het-trik kundër Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/