Telegrafi

Guardiola: Bernardo Silva mund të luajë në çdo ekip në botë

Pep Guardiola ka thënë se lojtari i tij, Bernardo Silva, ishte lojtari më i mirë në Angli këtë sezon dhe mund të luante lehtësisht për çdo klub në botë.

Bernardo u nënshkrua nga Monaco më 2017 dhe është bërë një lojtar vendimtar për Cityt këtë sezon duke zhvilluar 49 ndeshje me 13 gola dhe 12 asistime.

Portugezi ka qenë i përfshirë në 15 gola në Ligën Premier, por këto paraqitje nuk e ndihmuan atë të zgjidhet më i miri pasi në garë mbeti i treti pas Virgil Van Dijk dhe Raheem Sterling.

Lexo po ashtu Liga Premier zgjedh ekipin e vitit, dominojnë lojtarët e Man Cityt - Mungojnë Salah dhe Hazard

Por, Guardiola ka thënë se lojtari i tij e meritoi të zgjidhet më i miri dhe mund të luajë në çdo ekip në botës.

“Ai ishte më i miri këtë vit, dhe jo vetëm në ekipin tonë, por unë nuk votoj”, ka thënë fillimisht Guardiola në një konferencë shtypi të premten.

Guardiola e vlerëson lartë Bernardon (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Ai mund të luajë jashtëzakonisht mirë kudo. Më thoni një ekip dhe ai mund të luajë mirë aty”.

“Ai bën gjithçka të mirë. Çdo ekip në botë mund të luajë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/