Telegrafi

Guardiola: Arsenali kërkoi shkëmbimin Sterling-Sanchez, por u thashë se nuk ka shanse  

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për disa prapaskena interesante që kanë ndodhur në fund të afatit kalimtar veror.  

Klubi nga Etihad Stadium dhe trajneri Guardiola kishin vendosur Alexis Sanchez në listën e dëshirave për transferime gjatë afatit kalimtar veror.

Lexo po ashtu Sanchez fotografohet me fanellën e Man Cityt, zyrtarizimi mendohet të jetë afër? (Foto)

Megjithatë, transferimi i tij nuk ka ndodhur edhe pse ishte shumë afër në ditën e fundit.

Guardiola gjithashtu ka treguar një prapaskenë ku Arsenali i ka kërkuar shkëmbimin e Sanchezit me anglezin Raheem Sterling.

Lexo po ashtu Sterling nuk largohet drejt Arsenalit për Sanchezin

“Arsenali donte të bënte një shkëmbim me Raheem”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Ata folën me mua dhe iu thashë se nuk ka asnjë shans të ndodh ky shkëmbim”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/