Site icon Telegrafi

Guardiola: Aguero është lojtari ynë

Sergio Aguero nuk do të largohet prej Manchester Cityt.

Kpshtu së paku ka pohuar trajneri i Citizens, Pep Guardiola, i cili ende llogaritë në shërbimet e argjentinasit.

Në një intervistë në prag të miqësores ndaj Machester Unitedit në Houston të SHBA-ve, Guardiola ka pohuar shkurt se “Aguero është lojtar ynë, ai do të mbetet këtu”.

Theksojmë se Chelsea ka qenë i interesuar për transferimin e 29-vjeçarit, i cili shihej si zëvendësues i Diego Costas.

Futbollisti deri më tani në Ligën Premier ka shënuar 122 gola në 188 paraqitje për Citizens. /Telegrafi/

Exit mobile version