Telegrafi

Guardiola: Aguero dhe De Bryune të gatshëm për Evertonin

Pep Guardiola ka thënë se Kevin De Bruyne dhe Sergio Aguero mund të jenë të gatshëm për ndeshjen me Evertonin.

Manchester City shpreson t’i japë fund rezultateve të dobëta kundër klubit të Merseyside gjatë ditës së nesërme.

Ata gjithashtu shpresojnë të kthehen në krye të ligës, ndërsa Liverpool përballet me Manchester Unitedin të dielën.

Dhe sipas shefit, ata duhet të kenë dy nga lojtarët e tyre më të mirë në dispozicion – Agueron dhe De Bruynen.

“De Bruyne është njëlloj si Sergio Aguero, nuk ka dhimbje, prandaj do të shohim” tha Guardiola në konferencën për shtyp.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Manchester Cityt

Theksojmë se të gjithë lojtarët kryesor të Citizens do të jenë në dispozicion të trajnerit spanjoll.

Ndryshe, City është në pozitën e dytë të renditjes tabelore me një pikë më pak se lideri, Liverpool. /Telegrafi/