Antonio Rudiger është duke u kërkuar me ngulm nga Chelsea.
Kampionët e Anglisë kanë ofruar 33 milionë euro plus pesë të tjera bonuse për Romën.
‘Giallorosët’ e kanë refuzuar këtë ofertë pasi kërkojnë hiq më pak se 45 milionë euro për ta lënë të lirë Rudigerin.
Por së fundmi në garë për mbrojtësin e talentuar gjerman është futur edhe gjiganti tjetër anglez, Manchester City.
Pep Guardiola e vlerësonë shumë Rudigerin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.
Sipas mediave angleze, City është e gatshme të ofrojë 40 milionë euro dhe pesë të tjera bonuse për të arritur te Rudiger.
Mbetet të shihet nëse Roma do të pranojë ofertën e Cityt apo kampionët e Anglisë do ta përmirësojnë ofertën e tyre për transferimin e Rudigerit në ‘Stamford Bridges’. /Telegrafi/