Telegrafi

Guangzhou Evergrande ofron 50 milionë euro për Malcomin

Malcom (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Klubi kinez Guangzhou Evergrande kanë bërë një ofertë prej 50 milionë eurosh te Barcelona për shitjen e sulmuesit anësor Malcom.

Malcom u transferua nga Barcelona vetëm në verën e vitit të kaluar nga Bordeuax për 41 milionë euro, duke fituar betejën me Romën.

Megjithatë, tani gjiganti katalunas ka një ofertë për të bërë një fitim të pastër nga lojtari pas vetëm gjashtë muajsh.

Lexo po ashtu Barca do t’i dëgjojë ofertat për Malcomin

Sipas mediave në Spanjë, klubi kinez Guangzhou Evergrande tani i ka ofruar Barcelonës 50 milionë euro për brazilianin.

Evertoni dhe Tottenhami kanë qenë gjithashtu të lidhur me Malcom, por janë kinezët që kanë treguar interesim më konkret.

Me afatin kalimtar dimëror të transferimeve që nuk mbyllet deri në fund të shkurtit, Guangzhou Evergrande ka kohë për të negociuar kushtet me qetësi.

Lexo po ashtu Chelsea refuzon ofertën e Barcelonës me para dhe Malcom për Willianin 

Në rast transferimi te Guangzhou Evergrande, Malcom do të bashkohet me ish-mesfushorin e Barcelonës, Paulinho, i cili u kthye në Superligën e Kinës verën e kaluar.

Ndryshe, 21-vjeçari që nga transferimi i tij te Barcelona në verë ka zhvilluar 10 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar dy gola. /Telegrafi/