Grupi Wagner raportohet se ka filluar të largohet nga qyteti rus Rostov, qyteti në të cilin kishin marshuar në orët e para të së shtunës, për të shkuar më pas edhe në Moskë.
Në një video që u shpërnda në Twitter, mund të vërehet një prezencë ushtarake derisa njerëzit aty po duartrokisnin, transmeton Telegrafi.
BREAKING:
The Wagner Group starts moving out of Rostov pic.twitter.com/wr4xuHnvDw
— Visegrád 24 (@visegrad24) June 24, 2023
Kreu i Grupit Wagner, Yvgeny Prigozhin ra dakord që të zmbrapsë marshimin e trupave pas një bisede me presidentin e Bjellorusisë, Aleskandar Lukashenko.
Si rezultat i negociatave që thuhet se zgjatën gjatë gjithë ditës, Prigozhin ka pranuar të de-përshkallëzohet situata në Rusi. Ai gjithashtu ka urdhëruar kthimin e ushtarëve nëpër baza.
I gjithë përshkallëzimi i sotëm nisi kur kreu i grupit Wagner, Prigozhin akuzoi të premten udhëheqjen ushtarake ruse për bombardimin e kampeve të saj dhe tha se do të hakmerrej.
Kështu, ai me trupat e tij u nis për në Moskë. /Telegrafi/