Ashtu edhe siç pritej, favoritët fitojnë lehtësisht në Grupin B të Ligës së Kampionëve.
Paris Saint Germain fitoi si mysafir i Anderlechtit me rezultat 0-4.
Golat u shënuan nga Kylian Mbappe (3’), Edison Cavani (44’). Përveç këtyre dy golave, pjesa e parë nuk tregoi asgjë tjetër.
Dy golat tjerë në pjesë e dytë i shënuan Neymar (në minutën e 66-të nga gjuajta e lirë) dhe Angel Di Maria (88′) .
Bayern Munich 3-0 Celtic
Bavarezët fituan pavështirësi ndaj skocezëve të cilët u kthyen në shtëpi duarthatë.
I pari që shënoi në këtë takim ishte Thomas Muller në minutën e 17-të, kurse në minutën e 29-të shënoi Joshua Kimmich.
Në minutën e 51-të shënoi Mats Hummels dhe deri në fund nuk kishte më gola, pavarësisht rasteve të shumta nga të dy anët.
Pas ndeshje të treta në Grupin B prin PSG me nëntë pikë, e ndjekur nga Bayerni me gjashtë. Celticu e treta me tre pikë, kurse Anferlechti e fundit pa pikë. /Telegrafi/