Site icon Telegrafi

Grujevski e Boshkovski, pazare me shërbimet greke? (Video)

Ish zyrtarët e policisë sekrete, Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovski vlejnë ar në tregun e informatave të klasifikuara. Ekspertët nga fusha e sigurisë vlerësojnë se ata mund t’u ofrojnë informacione të besueshme shërbimeve sekrete greke, ndërsa si këmbim të mos ekstradohen në Maqedoni për t’u gjykuar lidhur me skandalin e përgjimeve. Ish kryeshefi i MPB-së, Lubomir Gjurçevski konsideron se një epilog i këtillë është i mundshëm. Anulimi i gjykimit të djeshëm ka treguar se ata duan të blejnë kohë.

”Duhet ta kemi parasysh këtë mundësi, se ata munden dhe kanë çfarë të bëjnë pazar, duke e njohur personalisht pozitën e Goran Grujevskit dhe autoritetin e tij në MPB në periudhën nga viti 2006, deri në momentin e publikimit të bombave, Goran Grujevski ka të dhëna të cilat janë interesante për çdo shërbim të inteligjencës, në të ashtuquajturin tregu i sigurisë së informacioneve”- ish kryeshef në MPB Lubomir Gjurçevski.

Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovski dje para Gjykatës së Selanikut u paraqitën me tuta të zeza. Në kokë mbanin kapela ndërsa duart i kishin të lidhura me pranga dhe ishte vështirë për t’i njohur. Pasi gjykata vendosi të anulohet gjykimi për pasaportat e falsifikuara bullgare me të cilat deshën të largohen nga Greqia, dyshja e DSK-së u largua nga gjykata së bashku me rreth 30 persona, në përgjithësi emigrantë. Sipas Gjurçevskit, shërbimi sekret grek nuk dëshiron që ata të zbulohen pasi bëhet fjalë për “faktor të rëndësishëm”. Sipas avokatëve grek, Grujevski dhe Boshkovski do të transferohen në burg hetues.

Pasi u arrestuan në aeroportin e Selanikut, ata kanë qenë në sektor së bashku me emigrantët të cilët gjithashtu nuk kanë pasur status juridik në Greqi. Ndryshe ish zyrtarët e DSK-së u kapën gjatë tentimit për të udhëtuar në Budapest me pasaporta dhe identitete të falsifikuara, Goran Grujevski si Hristo Atanasov, ndërsa Nikola Boshkovski si Nexhbi Hasan. Gjykimi i djeshëm në Selanik u anulua për më 1 dhjetor pasi gjykata nuk mundi të sigurojë përkthim në gjuhën Maqedonase. Avokatët nga Greqia që i mbronin Grujevskin dhe Boshkovskin deklaruan se ata fillimisht duhet të përgjigjen për pasaportat e falsifikuara, e më pas eventualisht të ekstradohen në Maqedoni.

Exit mobile version