Telegrafi

Gruevski: Zgjedhjet e fundit ishin të drejta (Video)

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, tubimin partiak për prezantimin e arritjeve të kësaj partie në 10 vitet e fundit e filloi duke ironizuar me votuesit fantazmë. Edhe pse për Zaevin janë të tillë, Gruevski tha se të pranishmit në tubim ishin populli i vërtetë, njofton Alsat M.

Ai madje tha se edhe zgjedhjet e fundit që i fitoi partia e tij ishin plotësisht të drejta, demokratike dhe legjitime. Në tubimin partiak të VMRO-së nuk munguan as zyrtarët e kësaj partie të përfshirë në skandalin e përgjimeve. /Telegrafi/