Site icon Telegrafi

Gruevski: Zaevi dhe Angjushevi nuk mendojnë për zgjidhjen e problemeve (Foto)

Nikolla Gruevski, ish-Kryeministër dhe ish-lider i OBRM-PDUKM-së, e ka thumbuar qeverisjen e Zoran Zaevit, duke përmendur disa çështje të projektit “Shkupi 2014”, dhe për aspekte buxhetore.

Në profilin e tij zyrtar në Facebook, Gruevski përmend konferencën buxhetore në sallën e re në Kuvend, që është ndërtuar si pjesë e projektit “Shkupi 2014”, për të cilën, Gruevski thotë se Zaevi dhe të tjerët kanë thënë që ishte harxhim i kotë i parave.

Gruevsi përmend edhe ndërtesën e re të Ministrisë së Punëve të Jashtme, gjithashtu e vendosur në objektin e ri.

Sipas tij, Zaevi, Angjushevi dhe të tjerët nuk mendojnë për zgjidhjen e problemeve në sektorët e tyre.

Në aspektin buxhetor, Gruevski përmend çështjet buxhetore dhe rishikimin e të njëjtit, që sipas tij do të ndodh sërish në shtator.

Ish-Kryeministri ka thumbuar edhe mediat dhe OJQ-të të cilat, sipas tij, ishin të zëshme me propaganda, por që tani kanë heshtur./Telegrafi/

Exit mobile version