Telegrafi

Gruevski: Si mund të jemi nacionalist me subvencione dhe rritje të pensioneve

Në mitingun e OBRM-PDUKM-së në Aerodrom, kryetari i saj Nikolla Gruevski, para qytetarëve tha se zëri i shumicës do të vendosë t’u thotë jo politikave të LSDM-së dhe do të votojnë për Maqedoninë e cila ec përpara dhe jep mundësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tani strategjia e tyre është që neve të na quajnë nacionalistë, për shkak se u kundërvihemi skenarëve të cilat çojnë në ndarjen e shtetit. Ne nuk jemi nacionalistë, OBRM-PDUKM-ja ka në rradhët e saj anëtarë nga gjithë bashkësitë si turq, rom, boshnjak madje edhe shqiptarë. Pse ne nuk ishim nacionalistë kur ndanim subvencione gjithë bujqëve si maqedonasëve dhe ashtu edhe shqiptarëve. Pse nuk ka quajtën nacionalistë ku rritëm pensionet?”, deklaroi mes tjerash Gruevski./Telegrafi/