Telegrafi

Gruevski: Qytetarët dijnë të zgjedhin se kush do ta udhëheq shtetin

Kryetari i OBRM-PDUKM dhe bartës i listës në NJZ 4, Nikolla Gruevski, sot e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për votë, i cili më pas në një deklaratë para medias tha se qytetarët përsëri e kanë fuqinë për të vendosur kush do ta udhëheq shtetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Qytetarët do të vendosin se në cilin drejtim do të lëviz shteti dhe çfarë politike do të udhëhiqet’, tha Gruevski.

Ai thase ndjehet i gëzuar që procesi zgjedhor po zhvillohet qetë, korrekt dhe në atmosferë demokratike. /Telegrafi/