Site icon Telegrafi

Gruevski: Qendra klinike nuk do të ndërtohet në mandatin katërvjeçarë të LSDM-së

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka vazhduar që përmes rrjeteve sociale të kritikon Qeverinë e udhëhequr nga Zoran Zaevi.

Sipas tij, të gjitha projektet kapitale janë ndërprerë së realizuari, dhe se kjo bëhet vetëm për ta poshtëruar OBRM-PDUKM-në dhe anëtarët e saj.

Gruevski i drejton kritikat duke marr për shembull ndërtimin e Qendrës klinike të Shkupit.

Madje, Gruevski thotë se në katër vitet e qeverisjes së LSDM-së, nuk do të ndërtohet qendra klinike. /Telegrafi/

Exit mobile version