Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka shfrytëzuar vërshimet në Shkup si terren për të sulmuar kritikuesit e qeverisë për mënyrën se si i ndihmojnë vendeve të vërshuara, transmeton Telegrafi Maqedoni.
”Përderisa partitë tjera politike na tregojnë neve se si harxhohen paratë që nuk janë të tyre ne fokusohemi se si të ndihmojmë vendet e prekura por jo nga buxheti i shtetit por nga rrogat tona. Këshilli drejtues apeloi që të jepen 30% nga rrogat e të gjithë funksionarëve për viktimat e vërshimeve. Punët shkojnë mirë, presim që gjatë javës që vjen të mbarojmë edhe me pastrimin e të gjithë vendeve të vërshuara.” tha mes tjerash kryetari i OBRM-PDUKM-së në edicionin qendrorë të lajmeve në televizionin pro-qeveritar Sitel./Telegrafi/