Telegrafi

Gruevski paralajmëron projekte për mbështetje të zhvillimit të mjediseve rurale

Projekte me të cilat sigurohet rritje e subvencioneve në bujqësi, blegtori, për mbështetje të zhvillimit të mjediseve rurale të përmbajtura në programin “Realisht”, ka prezentuar sot para banorëve të vendbanimit Bansko lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me rastin e aksionit të sotëm “Dita e drurit”, Gruevski tha se një nga projektet e reja të qeverisë se re pas zgjedhjeve do të jetë subvencionimi prej 70% për furnizim të stufave me dru, dhe nënvizoi se programi i tyre “Realisht” është përgatitur me vëmendje dhe ofron projekte në sfera të ndryshme./Telegrafi/