Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, mbrëmë në kuadër të fushatës parazgjedhore është takuar me banorët e Vallandovës, të cilëve u ka premtuar se do të hap 70 mijë vende të reja pune, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk i kemi ndarë njerëzit a janë maqedonas, shqiptarë, turq, rom apo vlleh për ne të gjithë janë të njejtë. Ju kemi ndihmuar të gjithëve, gjatë vërshimeve kemi shkuar edhe në Shtip edhe në Shipkovicë dhe në Novaci edhe në Reçicë. Tregimet për nacionalizëm nuk pinë ujë, premtojmë 70 mijë vende të reja pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, deklaroi Gruevski./Telegrafi/