Plotësisht i hedhim poshtë zërat për arrestimin e Nikolla Gruesvkit dhe se Ministria e Drejtësisë nuk kërkon ekstradimin me tij, njoftojnë nga dikasteri i drejtësisë.
“Demantojmë edhe një nga lajmet e rrejshme të ditëve të fundit, plotësisht i hedhim poshtë të thënat se Nikolla Gruesvki është arrestuar dhe se Ministria e Drejtësisë nuk kërkon ekstradimin e tij”, thonë nga Ministria e Drejtësisë duke shtuar se opinioni tanimë e din se Ministria e Drejtësisë menjëherë pas arratisjes së Gruevskit, që vitin e kaluar ka dorëzuar kërkesë për ekstradimin e tij dhe se kjo kërkesë është refuzuar nga autoritetet hungareze.