Site icon Telegrafi

Gruevski në Londër diskuton për interesat e shtetit

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski nga sot dhe në disa ditë në vijim së bashku me Delegacionin e partisë, do të jenë në vizitë pune në Londër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i vizitës është ushtrimi i takimeve bilaterale me shumë deputetë, politikan, persona nga jeta publike dhe politike, si dhe me organizata që ushtrojnë ndikim në Britaninë e Madhe.

Në takime do të afirmohen interesat e Maqedonisë, nga shumë aspekte që janë të rëndësishme për shtetin. Përndryshe, për këtë periudhë, pas vizitave në Washington, Berlin, kjo është vizita e tretë politike e Gruevskit në Qendrën botërore politike siç është Londra. /Telegrafi/

Exit mobile version