Telegrafi

Gruevski ndërpret pushimet, së shpejti në zonat e përmbytura

Vërshimet e fundit e kanë detyruar ish-kryeministrin dhe kryetarin e OBRM-PDUKM-së që të ndërpres pushimet dhe të jetë më afër qytetarëve të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Kreu i OBRM-PDUKM ndërpret pushimet verore në Turqi dhe do të kthehet në shtëpi për të ndihmuar në ballafaqimin e pasojave të rënda të vërshimeve që goditën dje Maqedoninë si kur më parë. Parashiohet që menjëherë pas mbërritjes së Gruevskit në vend ai të drejtohet tek zonat më kritike të prekura nga përmbytjet dhe në terren drejtpërdrejtë të ndjek situatën”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/