Nikolla Gruevski në tubimin e sontëm në Vallandovë, në vazhdën e fushatës parazgjedhore ka kërkuar 63 deputetë për formimin e qeverisë së ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Më 11 dhjetor kjo krizë mund të përfundojë, vetëm nëse OBRM-PDUKM fiton bindshëm shumicën’, ka porositur kryetari i OBRM-PDUKM dhe bartës i listës në NJZ 4, duke kërkuar 63 deputetë për formimin e qeverisë së re. /Telegrafi/