Site icon Telegrafi

Gruevski: Mos lejoni që t’ua marrin shtetin, e dini çfarë është më mirë

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot në një konferencë për shtyp, bëri thirrje që 11 dhjetori të jetë festë e demokracisë dhe dita e krenarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia do të ec përpara, pas 11 dhjetorit do të fillojë një etapë e re, dhe ju do të jeni pjesë e asaj etape. Nëse mendoni se duhet të na jepni mbështetjen, do t’ju jemi falenderues, mirëpo edhe nëse mendoni se duhet t’a mbështetni Zaevin, nuk do të mërzitemi. Qëllimi im është që duhet ju të shprehni vetëm vullnetin tuaj”, tha mes tjerash Gruevski.

Ai gjithashtu tha se, gjatë ditëve të fundit ka shumë infromacione rreth manipulimit të procesit zgjedhor, dhe bëri thirrje që të mos u besohet këtyre informacione./Telegrafi/

Exit mobile version