Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, gjatë mbledhjes së sotme të Unionit të Grave të OBRM-PDUKM-së, foli edhe për krizën në të cilën gjendet Maqedonia, tanimë një kohë të gjatë duke thënë se koha do të tregojë shumë punë rreth krizës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kur jemi tek PSP-ja dhe kriza, para shumë kohe me Ahmetin kemi folur se PSP-ja duhet të punojë deri në hyrjen e Maqedonisë në NATO. Dua që me këtë rast të falenderoj z.Ahmetin, për shkak se ai është politikani i parë i cili hapur dhe pa nguruar e vlerësojë punën e PSP-së deri në hyrjen e Maqedonisë në NATO”, deklaroi Gruevski.
Ai gjithashtu theksoi se falë Ali Ahmetit, është mësuar se cili është qëllimi i formimit të PSP-së./Telegrafi/