Site icon Telegrafi

Gruevski: Ju e dini se çfarë është e mirë për veten, dëshmojeni atë më 11 dhjetor

Vendim për Maqedoninë. Maqedonia e cila nuk do të dorëzohet para shantazheve dhe do t’u rezistojë skenarëve që udhëhiqen disa udhëheqës, këto ishin fjalët e kryetarit të OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski në tubimin e organizuar mbrëmë në Kavadar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai poashtu ka thënë se Maqedonia është e fuqishme dhe nuk do të lejojë që vendi të mbahet nën tension, të ridefinohet dhe ndryshohet për të keq, ose të loz dikush me të ardhmen, sovranitetin dhe shtetësinë e saj.

‘Ju e dini se çfarë është më mirë për ju, familjen tuaj, ju e dini se çfarë është më e mirë për Maqedoninë, e dini se çfarë është më e mirë për Maqedoninë, dhe më 11 dhjetor të gjithë ju e di se ju do të tregoni atë dhe do të zgjedhni një qeveri që do të çojë vendin përpara në suksese të reja’, ka thënë Gruevski ndër të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version