Në takimin e mbajtur sot me liderët e partive politike të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, Nikolla Gruevski tha: jemi gati për fitore të madhe, e cila do të sigurojë stabilitet në Maqedoni, prosperitet ekonomik pët qytetarët pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike dhe fetare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Si parti dhe si koalicion jemi gati në çdo pikëpamje. Programin tanimë e kemi mbyllur, punët e fundit po bëhen. Në terren jemi të pranishëm me komunikim maksimal me qytetarët dhe gjithë ata punë që duhet të bëhet gjatë një fushatë parazgjedhore jemi duke i përfunduar”, deklaroi Gruevski.
Sipas Gruevskit, nëse arrin të fitojë këto zgjedhje, ai së bashku me koalicionin e tij do ta stabilizojë shtetin dhe do ta zgjidh këtë krizë.
Ai gjithashtu nuk harroi edhe premtimin e tij të zakonshëm, se do të arrijë që Maqedoninë ta bëj anëtare të NATO-s dhe BE-së./Telegrafi/