Telegrafi

Gruevski: Janë hapur mbi 160 mijë vende të reja të punës që nga viti 2006

Mbi 160 mijë vende të reja të punës janë hapur nga ardhja e OBRM-PDUKM-së në pushtet nga viti 2006 deri sot që mundësoi rënie të papunësisë nga 38 në 24 për qind. Zvogëlimi i papunësisë ishte një nga përqëndrimet kryesore në punën e OBRM-PDUKM-së dhe nëse shmangej të paktën kriza politike, të cilën e krijoi oponenti ynë politik, numri do të ishte edhe më i madh, deklaroi sot lideri i partisë, Nikolla Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me kënaqësi e dëgjova sot këtë lajm se për një kuartal kemi 0,5 për qind zvogëlim të papunësisë. kjo është për kuartalin e dytë të këtij viti për prill, maj dhe qershor. Në krahasim me kuartalin e njëjtë vitin e kaluar ky është zvogëlim për 2.8 për qind ose diku në numra të të punësuarve 21.000 vende të sapohapura të punës që për një vit është numër mjaftë serioz. Kjo është me rëndësi në shumë aspekte, e posaçërisht që ndodh në periudhë kur vendi ballafaqohet me krizë specifike politike, pikërisht në muajt e jehonës sësaj, kur dy herë anuloheshin zgjedhjet”, tha Gruevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas promovimit të 22 titujve të rinj nga katër edicione.

Sipas Gruevskit, nëse bëhet ndonjë anketë ose hulumtim të mendimit publik, padyshim do të shihet se problemi më i madh i qytetarëve është papunësia, ndërsa ndihma për atë që do të thotë problem më të madh për qytetarët, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, religjioze ose tjetër, në fund të ditës, është në të vërtetë gjëja më e rëndësishme që e plotësojnë politikanët. /Telegrafi/