Ish-kryeministri Nikolla Gruevski nëpërmes rrjetit social Facebook shkruan se gjykata në Hungari ka vendosur që të mos e pranoj kërkesën për ekstradimin e tij në Maqedoni.
“Sot, është zbatuar procedura standarde e institucioneve në Hungari që kur qeveria kriminale dhe e shantazhuar në Maqedoni paraqitën kërkesë për ekstradim.
Gjykata shqyrtoi kërkesën për ekstradim dhe vendosi që të mos e pranonte atë”, shkruan Gruevski në Facebook.
Maqedonia kërkoi nga Hungaria ekstradimin e të dënuarit me dy vjet burg për rastin “Tanku” dhe për ngjarjet në Kuvend ku dyshohet si organizator.