Site icon Telegrafi

Gruevski edhe një herë e sulmoi kryeparlamentarin Xhaferi (Video)

Ish-kryetari i OBRM-PDUKM-së dhe ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski edhe një herë e ka sulmuar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Gjatë votimit të dytë pas incidentit të parë dhe pauzës, Gruevski edhe një herë e sulmoi verbalisht dhe fizikisht Xhaferin.

Lexo po ashtu Incident mes Nikolla Gruevskit dhe Talat Xhaferit në Kuvend (Foto/Video)

Diskutimi Gruevski-Xhaferi:

Gruevski: Mos e kaloni me dhunë!
Xhaferi: Ulu në vend
Gruevski: Mos e kaloni me dhunë!
Xhaferi: Ulu në vend
Gruevski: Nuk ju bëjë asgjë juve
Xhaferi: Nuk mund të më bëni asgjë. Ulu poshtë.
Gruevski: Nuk ulem

Pastaj vazhduan konfrontimet fizike mes sigurimit të Kuvendit dhe Gruevskit.

Në fund Xhaferi e shpalli si të votuar ligjin pas 24 votave të deputetëve të pakicave.

Ndryshe, pak më parë, në Kuvend u votua Ligji për gjuhët në Maqedoni me 64 vota, dhe pa prezencë të deputetëve të OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/

Exit mobile version