Telegrafi

Gruevski dje ishte kundër gjuhës shqipe por në të kaluarën fliste shqip pa problem (Video)

Gruevski dje e tregoi fytyrën e vërtetë, duke bërë çmos për të ndaluar gjuhën shqipe që të kalojë filtrin e fundit të votimit.

Ligji për gjuhët përmban avancim të gjuhës shqipe në nivel shtetëror që do të bëjë institucionet që të flasin shqip, përkrahë gjuhës maqedone. Letrat zyrtare sipas këtij ligji duhet të jenë edhe në gjuhën shqipe, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Gruevski me dhunë ndërpret punën e Kuvendit (Video)

Por kush është Gruevski dhe pse perceptohet ndryshe nga vitet 2006-2008.

Lexo po ashtu Gruevski edhe një herë e sulmoi kryeparlamentarin Xhaferi (Video)

Ai më herët e fliste gjuhën shqipe pa problem.

Telegrafi Maqedoni ju sjell video ku Nikolla Gruevski e flet gjuhën shqipe pa problem:

Gruevski duke folur shqip në përurimin e urës që lidh Shkupin me Saraji-n:

Gruevski duke folur shqip në përurimin e rikonstruimit të Teatrit shqiptar në Shkup:

Gruevski duke folur shqip në Universitetin e Evropës Juglindore:

Përndryshe, Nikolla Gruevski pasi dështoi të bëjë koalicion me BDI-në në fund të vitit të kaluar tha se partitë shqiptare e kanë djallëzuar para elektoratit shqiptar. Pas kësaj ishte po Gruevski që inicoi dhunën në Kuvend më 27 prill ku u rrahën deputetët e shumicës parlamentare, ku më shumë pësoi Ziadin Sela. /Telegrafi/