Site icon Telegrafi

Gruevski dhe Zaev urojnë besimtarët musliman për muajin e Ramazanit

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski dërgoi urim deri te kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, Reis-ul Ulema haxhi Sulejman Rexhepi, me rastin e fillimit të Muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ditët e muajit të shenjtë të Ramazanit janë me rëndësi të madhe për besimtarët islam, ato sjellin paqe në shpirt, harmoni, falje dhe mirëkuptim…Pikërisht për këtë arsye ju dëshiroj agjërim të lehtë, ditë të lumtura festive dhe karakteristikat e këtilla t’iu ndjekin gjatë gjithë vitit dhe jetën tuaj’, shkruan ndër të tjera në urim kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski.

Poashtu me rastin e nisjes së muajit të bekuar të Ramazanit, edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, nuk ka hezituat që në emrin e tij personal dhe të LSDM-së, në një telegram urimi deri te Reis Ulemaja i Maqedonisë, Sulejman Rexhepi dhe deri te të gjithë besimtarët mysliman.

“Të gjithë besimtarëve të besimit islam, dhe juve personalisht ju uroj nisjen e muajit të Ramazanit.

Muaji i shenjtë Ramazan le të ju sjell paqe, harmoni dhe gëzim për pritjen e Bajramit”, thuhet ndërmjet tjerash në telegram urimin e Zoran Zaev. /Telegrafi/

Exit mobile version