Reprezentacioni U21 i Maqedonisë në futboll mbrëmë ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian në futboll, që është hap historik për vendin pasi për herë të parë do të përfaqësoj shtetin e Maqedonisë në garat evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Si gjithnjë, kryetarët e partive politike e kanë përdorur këtë kualifikim historik për poena politike.
Kryetari i opozitës, Zoran Zaev, ka qenë në stadiumin ”Arena Filipi i Dytë” për të mbështetur reprezentacionin e Maqedonisë për grupmoshat deri në 21 vjeç. Në krah të Zaevit ishte edhe prurja më e re e kësaj partie, ish-gazetari Muhamed Zekiri dhe ish-kryetari i DSK-së, Zoran Verushevski.
Nga ana tjetër, ish-kryeministri dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, është fotografuar me lojtërët e këtij reprezentacioni në festën pas lojës.
Përndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të duhet të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti./Telegrafi/