Kryetari i OBRM-PDUKM, Nikola Gruevski, sot në Luksemburg do të merr pjesë në shënimin e dyzetvjetorin e ekzistimit të Partisë Popullore Evropiane (EPP), ka njoftuar MIA, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel, me dyshen Evropiane, Jean-Claude Junker dhe Donald Tusk, komisarin evropian për zgjerim Johannes Hahn, pesë dhjetëra deputet evropian, si dhe dhjetëra kryetar shtetesh dhe qeverish me proveniencë demo-krishtere të „kontinentit të vjetër“, Gruevski sot me ftesë të EPP do të jetë pjesë e ngjarjes së madhe.
Siç është e njohur, OBRM-PDUKM si parti më e madhe në Kuvendin e Maqedonisë me ideologji djathtas nga qendra, tashmë një kohë të gjatë është parti si motër në EPP.
Sipas programit të Partisë Popullore Evropiane, sot në Luksemburg fillimisht do të mbahet takimi i kryesisë së EPP dhe Kuvendi politik në të cilën do të merr pjesë edhe Gruevski së bashku me deputetin Vladimit Gjorçev./Telegrafi/