Më parë në mediat ndërkombëtare ishte shfaqur një imazh i Mariannas, gruas shtatzënë të evakuuar nga një spital që kishte pësuar sulme ajrore në Mariupol.
Fotografia u bë virale ndërsa zemërimi u shtua tek njerëzit, ku zyrtarët rusë u përgjigjën duke pretenduar se ajo ishte një aktore.
Ajo tani është shfaqur në mediat ruse pro-Kremlinit, pasi u duk se ajo ose ishte evakuuar në Rusi ose në një zonë të kontrolluar nga separatistët në Donetsk.
Në video, ajo pretendon se nuk ka pasur sulm ajror në spital, por se ajo beson se është goditur nga predha.
Teknika të ngjashme propagande janë përdorur nga Rusia më parë dhe ekspertët perëndimorë besojnë se intervista është përdorur për t’iu përshtatur narrativës ruse. /Telegrafi/
Very concerning news. Marianna, the pregnant girl from #Mariupol, turns out to be one of the refugees that has been taken to #Russia in violation of the evacuation agreement.
There they put her in front of a camera and have her say there was no aerial attack on the hospital. pic.twitter.com/SLJMAGeFTy
— Thomas van Linge (@ThomasVLinge) April 2, 2022