Gjatë një ekspozite ushtarake në Moskë të Rusisë, një grua e ka shfrytëzuar momentin të hyjë në një makinë të blinduar, ku ishin lënë çelësat brenda.
Ajo e ka vozitur makinën për disa metra, derisa është përplasur në një panel ma xhama, transmeton Telegrafi.
Pas kësaj, gruaja që mbetet e paidentifikuar, është marrë në pyetje nga forcat e rendit.
Ndryshe, ekspozita Interpolitex synon të tregojë se vendi është i mbrojtur dhe i sigurt. /Telegrafi/