Telegrafi

Gruaja rrah burrin në Pejë, e dyshuara dërgohet në mbajtje

Një grua është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të premten rreth orës 09:10 në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/